Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar opinioni publik se ka ngritur komision hetimor lidhur me rastin e ikjes së të burgosurit M. K. nga Burgu i Dubravës.
Shërbimi Korrektues i Kosovës, bën të ditur se ka marrë vendim për largimin e përkohshëm deri në përfundim të hetimit të dy zyrtarëve korrektues, L.R dhe B.H, transmeton Telegrafi.
Ky vendim do të mbetet në fuqi deri në vendimin final të komisionit disiplinor.
Ndryshe, i burgosuri M.K., është larguar nga Pavijoni Gjysmë i Hapur i Qendrës Korrektuese të Dubravës, pasditen e së dielës.
Sipas njoftimit, i njëjti ishte i dënuar me shtatë muaj për veprën penale sulm ndaj personit zyrtar.
Për rastin, SHKK-ja ka thënë se e ka njoftuar policinë dhe menjëherë është bërë fletërreshtimi.