Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton familjarët e të burgosurve, se nga dita e premte do të fillojë me hapat e parë të lehtësimit të masave mbrojtëse ndaj Covid 19 në institucionet korrektuese.
SHKK njofton se nga data 08.05.2020 do të fillojë me pranimin e rrobave për të burgosurit, rrobat mund të dërgohen nga një familjar i të burgosurit ose për mes postës.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik dhe familjarët e të burgosurve rreth hapave në vazhdim”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/