Telegrafi

Shkëndijat ngjyrë rozë në makinën rrobalarëse e frikësuan shumë, më vonë kuptoi se vinin nga atletet e së bijës (Video)

Kirsty O’Keefe nga Essex i Anglisë, është frikësuar së tepërmi, kur makina rrobalarëse nisi të lëshonte ato që dukeshin si shkëndija ngjyrë rozë.

Mirëpo, 27-vjeçarja u qetësua, kur kupto që dritat vinin prej atleteve të së bijës, që ishin aktivizuar derisa po laheshin, transmeton Telegrafi.

“Hapa sytë e frikësuar, makina sikur donte të eksplodonte, megjithëse nuk lëshonte ndonjë zhurmë të pazakontë” ka thënë O’Keefe.

Kur ka kuptuar se brenda janë atletet me drita, ajo është qetssuar, por nuk u largua prej aty derisa të përfundonte procesi i larjes. /Telegrafi/