Telegrafi

Shkëndija turpëron Vardarin në Kupën e Maqedonisë (Video)

Shkëndija e Tetovës ka shënuar fitore të madhe në kuadër të Kupës së Maqedonisë.

Tetovarët mundën 1-3 në udhëtim, Vardarin, në kuadër të gjysmëfinales së parë të Kupës, duke prekur me një këmbë finale.

Ishte pikërisht Vardari që një javë më parë mposhti Shkëndijën, në garën për titull të kampionit.

Këtë herë, vendasve nuk iu ndihmoi as ndihma e madhe e gjyqtarit kryesor, që ua fali një penallti qesharake, për të zvogëluar epërsinë e Shkëndijës në 1:2, shkruan GazetaOlle.com.

Golat për skuadrën e trajnerit gjerman Tomas Brdariç, i shënuan Besart Ibrahimi (2) dhe Ferhan Hasani.