Me ndeshjen Pelisteri – Shkëndija është mbyllur java e 15-të e Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, njofton Telegrafi.
Përballja e zhvilluar në qytetin e Manastirit përfundoi me fitoren minimale të skuadrës nga Tetova, 0-1, falë një goli të shënuar nga Florent Ramadani në minutën e 36-të.
Shkëndija dominoi lojën, duke kontrolluar ritmin dhe krijuar më shumë raste të rrezikshme. Përveç golit të Ramadanit, Shkëndija shënoi edhe një herë me anë të Cakes, por ky gol u anulua për pozitë jashtë loje.
Me këtë fitore të rëndësishme, Shkëndija ngjitet sërish në krye të tabelës me 30 pikë, duke e ndarë këtë pozitë me Gostivarin dhe Sileksin. Rivaliteti mes këtyre skuadrave vazhdon të jetë i fortë, ndërsa kampionati po hyn në një fazë vendimtare tri javë para mbylljes së sezonit vjeshtor.
Në anën tjetër, Pelisteri mbetet në pozitën e shtatë me pikë të barabarta me Shkupin dhe Besën, duke e vështirësuar mbijetesën në elitë. /Telegrafi/