Klubi futbollistik tetovar Shkëndija ka premtuar se do të ndihmojë familjet e dëmtuara nga vërshimet në Maqedoni me të ardhurat nga shitja e biletave në ndeshjen e xhiros së parë të sezonit të ri në LPFM ndërmjet Shkëndijës dhe Sileksit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
”Me iniciativë të Lazim Destanit dhe kryesisë së KF Shkëndija është vendosur që të gjitha të ardhurat nga shitja e biletave në ndeshjen e xhiros së parë të sezonit të ri në LPFM ndërmjet Shkëndijës dhe Sileksit të destinohen për ndihma emergjente të familjeve të goditura nga vërshimet në rajonin e Shkupit. Me këtë rast informohen të gjithë tifozët, sportdashësit dhe bamirësit, që përmes pjesëmarrjes sa më masovike në ndeshjen e parë të sezonit të ri të hënën në stadiumin e qytetit në Tetovë të kontribuojnë dhe solidarizohen me vëllezërit tanë nga rajoni i Shkupit, me theks të veçantë në Hasanbeg ku pasojat nga përmbytjet janë më të mëdha.
Informta për efektin e arritur do të jetë transparente edhe pse solidariteti nuk ka çmim material. Ju falemenderojmë paraprakisht për solidarizimin dhe mbështetjen ndaj iniciativës tonë. Ndeshja Shkëndija-Sileksi luhet të hënën në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim në orën 17:30.” thuhet në njoftimin klubit futbollistik tetovar Shkëndija./Telegrafi/