Shkëndija sot do të jetë në fushë përballë skuadrës gjigante austriake Red Bull Salzburgut, në kuadër të raundit të tretë të Ligës së Kampionëve.
Tetovarët dje kanë mbajtur konferencën për shtyp, ndërsa kanë kryer edhe një stërvitje në impiant fantastik ku do të zhvillohet nesër ndeshja.
Shëndija është e kompletuar për këtë takim, ndërsa me skuadrën kanë udhëtuar edhe Gledi Mici, Besmir Bojku, dhe i riu Leard Sadriu.
I vetmi që nuk ka udhëtuar me ekipin është Alma Wakili.
Për ndeshjen që do të zhvillohet në ‘Red Bull Arena’ janë shitur diku rreth 8 mijë bileta, ndërsa numri mund të rritet sot.
Tifozët që do të mbështesin Shkëndijën preferohet të blejnë bileta për sektorin e tribunës A01, që është e ndarë për mysafirët.
Ndeshja Red Bull Salzburg-Shkëndija luhet sot (e mërkurë) në ‘Red Bull Arena’ me fillim në orën 19:00. /Telegrafi/