Shkëndija nga Tetova pas fitores ndaj Borecit me rezultat 3-1 edhe zyrtarisht shpallet kampion në ligën e Maqedonisë së Veriut.
Sot u luajt xhiroja e 29 në ligën e Maqedonisë së Veriut ku Shkëndija si vendas priti Borecin, në pjesën e parë në minutën e 13 Egzon Bejtullahi shënoi një auto gol ku ju dha përparësi miqve dhe me rezultat 0-1 mbaroi edhe ndeshja e parë.
Pjesa e dytë ishte loja fantastike e Shkëndijës ku për 7 minita shënuan tre gola, ishte Murati që barazoi rezultatin në minutën e 62, pas tre minuta lojë Besart Ibrahimi shënon golin e dytë në minutën e 65, si dhe golin e fitores në minutën e 69 shënoi Hebaj.
Me këtë fitore Shkëndija shpallet Kampione në ligën e Maqedonisë së Veriut për sezonin 2020/2021.
Klubi shqiptar e përfundoi sezonin para kohe, pasi aktualisht ka grumbulluar 68 pikë, 13 pikë më shumë se vendi i dytë Shkupi. /Telegrafi/
We are having a party 🎉🏆 pic.twitter.com/MZOQEJesyF
— Shkëndija Football Club (@fcshkendija) April 25, 2021