Telegrafi

Shkëndija i shënon dy gola gjigantit zviceran Grasshopper, por ndeshja ndërpritet pas reshjeve të mëdha të shiut

Njëra nga skuadrat më të mëdha në trojet shqiptare padyshim që është Shkëndija e Tetovës.

Gjiganti shqiptar po zhvillon fazën përgatitore në Antalya të Turqisë, ku po zhvillon edhe ndeshje miqësore.

Gjatë ditës së sotme Shkëndija u përballë me gjigantin zviceran Grasshopper dhe e nisi mjaftë mirë takimin.

Diani shënoi autogol në minutën e parë dhe Shkëndija kaloi në epërsi.

Golin e dytë për Shkëndijën e shënoi sulmuesi Izaer Emini në minutën e 19-të.

Por pranë rezultatit 2-0, në minutën e 37-të u ndërpre ndeshja për shkak të reshjeve të mëdha të shiut.

Edhe pse dy skuadrat pritën për disa minuta ndërprerjen e shiut një gjë e tillë nuk ndodhi.

Për ekipin zviceran Grasshopper, në këtë takim nga minuta e parë u aktivizuan katër futbollistë shqiptarë, Arlind Ajeti, Bujar Lika, Nedim Bajrami dhe Gjelbrin Taipi.

Ndeshjen e radhës miqësore, Shkëndija do ta zhvilloj më 1 shkurt ndaj ekipit austriak St Polten. /Telegrafi/