Telegrafi

Shkëndija sërish ngacmon Milanin: Ne jemi Rossonerët më të suksesshëm për momentin (Foto)

Klubi i futbollit, KF Shkëndija nga Tetova, nuk po e lë të qetë klubin Rossoner, Milanin.

Gjiganti itailan po kalon formën më të dobët ndër vite.

Rossonerët në fundjavë pësuan humbje shokuese prej 3-0 nga Verona dhe as ndërrimi i trajnerit, e emërimi i Gattusos nuk kreu punë.

Sidoqoftë, Shkëndija që gjendet në krye të kompeticionit në elitën e futbollit maqedonas, e cilëson veten si klubi Kuq e Zi (Rossoner), më i suksesshëm.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Shkëndija ka ngacmuar, duke shkruar se është klubi Rossoner më i suksesshëm i momentit.

https://www.youtube.com/watch?v=OH-L_h19BWk

“I dashur Milan, ne vazhdimisht ju përcjellim për shkak të faktit se shokët nuk duhet të harrohen dhe në ktë moemnt ne rezultojmë të jemi Rossonerët më të suksesshëm”.

“Mbani mend, forma është e përkohshme, klasi është permanent. Forca miq”, shkruan në ngacmimin e Shkëndijës.

Shkëndija dhe Milani u përballën në kualifikimet për Europa League, ku Rossonerët italianë dolën në krye me rezultat bindës.

/Telegrafi/