Kërkohet nga klube të njohura evropiane, shkëlqen me ekipin e dytë të Guingamp, duke përfaqësuar shpresat U-17 dhe U-18 të Francës, ndërsa mund të përfundojë në Tetovë.
Shkëndija e Tetovës është para një lëvizje të madhe në tregun e transferimeve, pasi burimet e infosport.mk thonë se kuqezinjtë janë pranë marrëveshjes me talentin e madh francez, Aboubaker Es Sahhal.
Bëhet fjalë për anëtarin e skuadrës Guingamp, reprezentues i Francës në kategoritë e reja dhe futbollist i cili vetëm pak kohë më parë lidhej me transferim në ekipe të mëdha në Angli, Portugali e Itali, si Wolverhampton Wanderers, Stoke City, Atalanta, Benfica etj.
Me një interes të tillë është mrekulli e vërtetë se si Shkëndija fiton këtë ‘betejë’ për të bindur talentin 19-të vjeçar që të firmosë me tetovarët, ku Es Sahhal pritet të jetë një aktivizim i shkëlqyeshëm në fazën ofensive të skuadrës.
Pritet të shihet nëse kjo lëvizje do të realizohet dhe Shkëndija të fitojë shërbimet e talentit të madh francez.