Java e 23-të në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut solli rezultate befasuese që e bëjnë garën për titull dhe mbijetesë edhe më interesante, njofton Telegrafi.
Befasia më e madhe u regjistrua në Çair, ku Besa e Dobërdollit mposhti Shkupin me rezultat 3-2, duke e futur skuadrën vendase në krizë rezultatesh, pasi kjo ishte disfata e dytë radhazi.
Shkëndija fitoi minimalisht 1-0 ndaj Pelisterit, me golin e Besart Ibraimit në pjesën e dytë, duke u shkëputur sërish në katër pikë diferencë në krye të tabelës. Kjo fitore e rikthen skuadrën tetovare në rrugën drejt titullit.
Sileksi mbetet ndjekësi më i afërt i Shkëndijës me 45 pikë, pas barazimit 1-1 me Vardarin, ndërsa Gostivari dhe Rabotniçki ndajnë vendin e tretë me nga 44 pikë secili. Gostivari barazoi 2-2 me AP Brerën në një ndeshje dramatike, ku Oguzhan shpëtoi një pikë për vendasit me një gol në minutat e fundit.
Në Strugë, kampionët në fuqi fituan 1-0 ndaj Voska Sportit me një gol të shënuar nga Maleski në minutat e fundit, duke qëndruar në garë për një vend që u mundëson dalje në garat evropiane.
Java e 24-të do të zhvillohet më 15 mars, me ndeshjen kryesore mes Vardarit dhe Shkëndijës në Shkup. Po ashtu, pritet me interes edhe derbi shqiptar mes Besës dhe Strugës, ndërsa Shkupi do të kërkojë kthimin te fitorja ndaj Pelisterit në Çair. /Telegrafi/
Rezultatet e javës së 23-të:
Gostivari – AP Brera 2-2, Shkëndija – Pelisteri 1-0 Shkupi – Besa 2-3, Struga – Voska Sport 1-0, Sileksi – Vardari 1-1, Rabotniçki – Tikveshi 1-0.
Java e 24 luhet me 15 mars me fillim ne ora 15:00:
Vardari – Shkëndija, Besa – Struga, Shkupi – Pelisteri, Tikveshi – Gostivari, Voska Sport – Rabotniçki dhe AP Brera – Sileksi.
RENDITJA TABELARE: