Java e 17-të e Ligës së Parë të Maqedonisë ka sjellë ndryshime në renditje dhe shumë emocione, pavarësisht se të gjitha ndeshjet u luajtën pa praninë e tifozëve, për arsye sigurie, njofton Telegrafi.
Shkëndija shkëputet në krye: Me fitoren minimale ndaj Voskës (0-1), falë golit të Florent Ramadanit, Shkëndija ka marrë kryesimin e tabelës me dy pikë diferencë ndaj Sileksit dhe Gostivarit. Kjo epërsi i vendos kuqezinjtë në një pozitë të favorshme për të fituar titullin simbolik të kampionit vjeshtor.
Shkupi mposht kampionin aktual Strugën: Pas pesë humbjeve radhazi, Shkupi arriti një fitore të thellë 3-1 ndaj kampionit aktual Struga Trim-Lum. Golat nga Guye, Asani dhe Stojanovski shënuan rikthimin e ekipit, ndërsa Struga mbeti jashtë formës së saj të zakonshme, duke mbetur pas ekipeve pretenduese për titull.
Kontroversat e javës: Dy momente të dyshimta dominuan diskutimet pas ndeshjeve të javës së 17-t. Në duelin Gostivari – Sileksi (0-0), Gostivari pretendoi për një penallti të pastër pas një loje të dukshme me dorë nga një lojtar i Sileksit, që nuk u dha nga arbitri. Po ashtu, në ndeshjen Pelisteri – Besa (1-0), goli i vetëm i shënuar nga Ivanovski u protestua dhe nga ekipi i Besës se u realizua me dorë.
Java e ardhshme – dramatike dhe vendimtare: Java e 18-të, që mbyll sezonin vjeshtor, pritet të jetë emocionuese. Kryendeshja do të jetë super derbi mes Shkëndijës dhe Gostivarit, ndërsa duele interesante do të jenë Besa – Shkupi dhe Struga – Voska Sport, që përballin skuadra shqiptare. Me javën e 18-të, përfundon gjysmësezoni dhe mësohet edhe kampioni vjeshtor. /Telegrafi/
Rezultatet e javës së 17-të:
- Shkupi – Struga 3-1
- Voska Sport – Shkëndija 0-1
- Gostivari – Sileksi 0-0
- Pelisteri – Besa 1-0
- AP Brera – Rabotniçki 1-3
- Vardari – Tikveshi 1-1
Java e 18-të (08.12.2024, ora 13:00):
- Shkëndija – Gostivari
- Besa – Shkupi
- Struga – Voska Sport
- Tikveshi – AP Brera
- Rabotniçki – Pelisteri
- Sileksi – Vardari