Site icon Telegrafi

Shkëndija masive elektrike “fluturojnë” nëpër linjat e energjisë në Luiziana

Disa pjesë të Shteteve të Bashkuara janë goditur nga moti i ftohtë.

Një prej tyre është edhe shteti i Luizianës, i cili po kalon nëpër një stuhi të madhe të dëborës, raporton abcnews.

Madje, shkëndija elektrike masive fluturojnë nëpër linjat e energjisë në Luiziana ndërsa moti i rrezikshëm godet rajonin.

Ndryshe, Teksasi ka përjetuar edhe rreshjet e dëborës pas shumë viteve, e cila ka befasuar qytetarët e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version