Site icon Telegrafi

Shkëndija lider pas fitores ndaj Vardarit

Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut u rikthye me ndeshje të forta, ku beteja për titull dhe mbijetesë mori një tjetër dinamikë. Java e 19-të dhuroi spektakël, me duele dramatike dhe fitore të mëdha, njofton Telegrafi.

Në ndeshjen kryesore të javës, Shkëndija siguroi fitore të madhe në derbin ndaj Vardarit e luajtur në Shkup, duke fituar 2:1. Kapiteni Besart Ibraimi dhe përforcimi i ri Fabrice Tamba ishin protagonistët e suksesit të kuqezinjve, të cilët tashmë kryesojnë tabelën.

Një nga befasitë më të mëdha erdhi nga Gostivari, që mposhti Strugën me gol në minutat shtesë. Penalltia e Potuk në sekondën e fundit tronditi kampionët aktualë, duke bërë që skuadra e Ernest Gjokës të humbasë terren në garën për titull. Ndërsa Shkupi edhe pse dukej se do të ketë vështirësi në duel me befasinë e sezonit vjeshtor Rabotniçkit, arriti të marrë fitore të rëndësishme me rezultat 2:0. Bardhekaltërit, të drejtuar nga Avornio dhe Imeri, treguan karakter në këtë sfidë dhe fituan tri pikë jetike për objektivin e tyre.

Një tjetër rezultat i papritur u regjistrua në Ohër, ku Voska Sport mposhti Besën me rezultat 2:0. Kjo fitore i jep Voska Sportit një shtytje të madhe në betejën për të qëndruar në elitë. Ndërkohë, ndeshja mes Pelisterit dhe AP Brerës përfundoi pa gola (0:0), ndërsa Sileksi dhe Tikveshi ndanë pikët pas një barazimi 1:1.

Java e parë e pjesës së dytë të sezonit tregoi se asnjë skuadër nuk mund të ndihet e sigurt, ndërsa gara për titull dhe mbijetesë pritet të jetë më e ashpër se kurrë. /Telegrafi/

Rezultatet e plota të javës së 19-të:

Vardari – Shkëndija 1:2, Gostivari – Struga 1:0, Shkupi – Rabotniçki 2:0, Voska Sport – Besa 2:0, Pelisteri – AP Brera 0:0 dhe Sileksi – Tikveshi 1:1

Java e 20-të luhet më 23 shkurt, me këto përballje:

Besa – Gostivari, Shkëndija – Sileksi, Struga – Vardari, AP Brera – Shkupi, Rabotniçki – Voska Sport dhe Tikveshi – Pelisteri.

Standings provided by Sofascore

 

Exit mobile version