Në përballjen e parë, tetovarët u turpëruan në Beograd duke u mposhtur 4-0, ndërsa edhe në ndeshjen kthyese në Shkup, ata dështuan që së paku të largohen kryelartë, pasi pësuan me rezultat 0-1.
Skuadra tjetër shqiptare që luan në këtë garë, Skenderbeu, e zhvillon ndeshjen kthyese të mërkurën.
Skenderbeu do të luajë si mysafir i APOEL Nicosias, ndërsa takimin do ta fillojë me disavantazh prej dy golash nga ndeshja e parë. /Telegrafi/