Site icon Telegrafi

Shkëndija konfirmon shkarkimin e trajnerit Qatip Osmani

Qatip Osmani (Foto: KF Shkëndija/Facebook)

Klubi shqiptar nga Tetova, Shkëndija ka shkarkuar Qatip Osmanin nga detyra e trajnerit.

Dita e shtunë ka shërbyer që klubi kuqezi të marr një vendim të madh shkaku i rezultateve negative në garat kualifikuese evropiane dhe në kampionatin maqedon.

Shkëndija gjatë mbrëmjes ka njoftuar se ka vendosur të ndërpres bashkëpunimin me trajnerin Qatip Osmani, ndërsa ushtrues detyre do të jetë Erhan Selimi.

Lexo po ashtu Lazim Destani i zhgënjyer me rezultatet e Shkëndijës

Deri te shkarkimi erdhi, pasi klubi tetovar ka zhgënjyer në këtë fillim sezoni, duke marrë vetëm një pikë nga katër ndeshje dhe gjendet në vendin e fundit në tabelë.

Qatip Osmani

Njoftimi i plotë i Shkëndijës:

KF Shkëndija njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me stafin teknik.

Grupi i punës që ka marrë përsipër menaxhimin e KF Shkëndija, duke analizuar rrethanat e fundit dhe rezultatet negative në periudhën e kaluar, vendos të shkarkojë nga detyra stafin teknik në krye me Qatip Osmanin.

Të gjithë në KF Shkëndija falemenderojmë Qatip Osmanin për kontributin e tij në arritjen e sukseseve historike në vitet e kaluara, duke i dëshiruar gjithë të mirat në të ardhmen.

Deri në emërimin e shefit të ri të stafit teknik, si ushtrues detyre (trajner i përkohshëm) caktohet Erhan Selimi.

/Telegrafi/

Exit mobile version