Klubi tetovar, Shkëndija ka fituar në udhëtim te Valmiera me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë të vlefshme për raundin e dytë në Ligën e Konferencës.
Kuqezinjtë kanë shënuar një fitore të madhe në udhëtim te klubit nga Letonia dhe pritet të ketë punë të lehtë në ndeshjen kthyese.
Ekipi i Artim Shaqirit e mbylli pjesën e parë me barazim 1-1, por në pjesën e dytë gjeti golin e fitores.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e nëntë dhe anë të Ljupche Doriev, i cili shënoi për 0-1, ndërsa Djibril Gueye (45’) barazoi për 1-1.
Në pjesën e dytë ishte sulmuesi Sidrit Guri (65’), i cili shënoi golin e fitores dhe rezultatit përfundimtar 1-2.
Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave, më 28 korrik në Shkup.
Fituesi i kësaj ndeshje luan me fituesin e takimit mes AIK-ut dhe Vorskla Poltava. /Telegrafi/