Telegrafi

Shkëndija edhe një hap më pranë grupeve të Ligës së Evropës (Video)

Shkëndija është kualifikuar edhe në hap pran grupeve të Ligës së Evropës.

Tetovarët kanë barazuar kundër Helsinkut me rezultat 1-1, e cila gjë i ka sjell sukses kuqezinjve pasi që në takimin e parë kishin triumfuar 3-1.

Sulmuesi i Shkëndijës, Marjan Radeski duke u munduar ta largoi topin me kokë pas rivënies këndore realizoi autogol në të 28 minutë.

Megjithëse vendasit bënë presion për të shënuar edhe golin e dytë, pjesa e parë përfundoi me epërsinë minimale të helsinkasve, shkruan Telegrafi.

Por, në pjesën e dytë tetovarët konsoliduan radhët e veta dhe filluan të kundërsulmon më shpesh portën e finlandezëve.

Në një prej sulmeve të shpejta u treguan të suksesshëm, kur mbrojtësi kroat Ivan Celikovic barazoi rezultatin njëzet minuta para përfundimit të takimit.

Deri në fund të ndeshjes më nuk pati gola, megjithëse krijuan disa raste për shënim dhe në këtë mënyrë ballafaqimi përfundoi me rezultat 1-1.

Pas kësaj, Shkëndija në rrethin e ardhshëm do të takohet me fituesin mes lituanezëve të Trakait dhe Norrkopingut të Suedisë. /Telegrafi/