Site icon Telegrafi

Shkëndija e Tetovës, dhurata për fëmijët me aftësi të kufizuar

Shkëndija një klub i madh jo vetëm në aspektin sportiv por dhe atë njerëzor. Futbollistët e skuadrës kuqezi, i kanë bërë një dhuratë të bukur këtë fundvit fëmijëve me aftësi të kufizuar dhe atyre të shkollës fillore "Iliria", duke lumturuar pa fund fansat e tyre të vegjël.

Lojtarë, anëtarë të stafit dhe drejtues, si Nebi Mustafi, zv.kapiteni Muhamed Useini dhe futbollistët Egzon Bejtullai dhe Mevlun Murari kanë vizituar Qendrën Ditore të qytetit të Tetovës dhe gjithashtu shkollën "Iliria" ku kanë shpërndarë dhuratat e përgatitura për fëmijët, që kanë ndjerë ngrohtësinë e këtyre festave falë dhe skuadrës së Shkëndijës. /Telegrafi/ 

Exit mobile version