Kartoni i kuq në ndeshjen e parë me Trakain në Lituani pezullon Stenio Juniorin për dy ndeshje.
Pasi pauzoi në revanshin me Trakain, braziliani do të humbë edhe përballjen e parë me Milanin.
Trupi për Disiplinë, Kontrol dhe Etikë pranë UEFA-së në mbledhjen e mbajtur sot ka vendosur që të pezullojë për dy ndeshje sulmuesin anësor të Shkëndijës, Stenio Junior.
“Pasi u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e 57-të të ndeshjes së parë të raundit të tretë eliminator të Ligës së Evropës kundër Trakait në Lituani, Junior fillimisht u pezullua me një ndeshje duke humbur takimin e kthimit me Trakain në Strumicë, ndërsa sot konfirmohet edhe një përballje pezullim”, thuhet në njoftimin e klubit tetovar.
Kështu braziliani do të kthehet në shërbim të trajnerit Osmani vetëm në takimin e dytë me Milanin.