Aparati në fjalë, që do të lehtësojnë jashtëzakonisht shumë diagnostikimin e kancerit të lëkurës, ngjitet në trup si të ishte tatuazh.
Kjo arritje e dr. Canan Dagdeviren, e cila është përfshirë nga prestigjiozja “Forbes” në listën “30 shkencëtarë nën 30 vjeç”, është publikuar edhe në revistën “Nature Materials”.
Shkencëtarja turke e shpjegoi shpikjen e saj në një intervistë për agjencinë e lajmeve AA, në ambientet e MIT-së.
“Fillimisht pajisja ushtron presion mbi atë pjesë të lëkurës, mbi të cilën ngjitet, duke konstatuar veçoritë mekanike të saj. Pastaj ajo bën krahasimin e nevojshëm dhe tregon nëse këto indikacione të lëkurës janë pranë atyre të kancerit”, thekson dr. Canan Dagdeviren.
Pajisja mund të përdoret gjithashtu për ekzaminimin e arteriosklerozës dhe matjen e tensionit (presioni i gjakut).