Një shkencëtare me pasaportë kolumbiane, e cili duhej të merrte pjesë në një konferencë mbi ekosistemet me baltë në Ohër, është deportuar urgjentisht në Cyrih.
Organizata joqeveritare “Ohrid SOS” akuzon se ky është një skandal në prag të konferencës shkencore për ekosistemet e kënetave në Ohër, në të cilën sipas tyre pjesëmarrje kanë paralajmëruar shumë persona jashtë vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre, incidenti ka ndodhur në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit dje rreth orës 20:00 të mbrëmjes, ku shkencëtarja me pasportë kolumbiane është deportuar me shpejtësi në Cyrih, pasi jeton dhe punon në Zvicër.
Arsyeja për dëbimin urgjent është se ajo nuk kishte vizë për Republikën e Maqedonisë.
“Ajo dhe burri i saj, gjithashtu një shkencëtar, ju kanë sqaruar përfaqësuesve të MPB-së dhe MPJ-së se ajo e plotëson kushtin e tretë për hyrjen e ligjshme në Republikën e Maqedonisë, të publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Në këtë faqe në mënyrë të qartë thuhet se ata që kanë vizë Shengen me shumë hyrje nuk duhet të kenë vizë për të hyrë në Republikën e Maqedonisë “, thonë nga SOS Ohrit në një postim në “Facebook”.
Nga kjo organizatë thonë se duhet të ketë përgjegjësi për këtë vepër nga përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe asaj të Jashtme./Telegrafi/