Telegrafi

Shkencëtari rus gjen “rininë e përjetshme”

Anatoli Brouchkov, 58 vjeç, këmbëngul se e ka gjetur formulën e “rinisë së përjetshme”… në një bakter 3.5 milionë vjeçar.

Bëhet fjalë për bakterin Bacillus F, të cilin Anatoli e gjeti të gjallë në akujt e Siberisë. Pasi përcaktoi moshën e bakterit, 58-vjeçari që është edhe kreu i Departamentit të Gjekriologjisë në Moskë, dy vite më parë e injektoi në trupin e tij dhe thotë se efekti është çudibërës.

“Ndjehem më energjik. Kam nisur të punoj më gjatë dhe nuk më ka zënë gripi apo e ftohura që prej dy vitesh. Bëhet fjalë për një eksperiment dhe unë nuk mund të përcaktoj ende sesi ndikon ky bakter”, thotë Brouchkov.

58-vjeçari thotë se duhet ende kohë për të vërtetuar efektet e këtij bakteri, ndaj nuk ua këshillon atë të tjerëve.

Në fakt, shkencëtarët rusë pretendojnë se është vërtetuar që bakteri zgjat jetën e qelizave tek minjtë dhe tek mostrat e gjakut të njeriut, por nuk janë në gjendje të shpjegojnë sesi e bën këtë. /Top Channel/