Telegrafi

Shkencëtari iranian pretendon se e ka shpikur makinën që parashikon të ardhmen

Ditorja britanike Daily Telegraph sjell shkrimin e agjencisë iraniane Fars në të cilën thuhet se Razeghi e ka regjistruar “Makinën Aryayek të udhëtimit në kohë” në Qendrën shtetërore për zbulime strategjike. Pajisja thuhet se në formë të shtypur hedh parashikimet për të ardhmen e personit që e prek atë.

Edhe pse ky përshkrim më së shumti kujton topin e qelqtë nga filmat e animuar, Razeghi pohon se pajisja e tij punon në parimin e algoritmeve komplekse “që parashohin se çka do të ndodhë në të ardhmen… në saktësinë prej 98 për qind”.

Përveç që është drejtor i Qendrës për zbulime strategjike, Razeghi është shkencëtar që ka patentuar edhe 179 zbulime tjera.

“Në këtë projekt kam punuar në dhjetë vitet e fundit. Shpikja ime mund të përshtatet në kutitë e kompjuterëve personal dhe mund të jap detaje të jetës të përdoruesve për pesë deri në tetë vitet e ardhshme. Makina nuk ju shpie në të ardhmen, por të ardhmen tek ju”, thotë Razeghi.

Ai deklaroi se Qeveria e Iranit mund të parashikojnë mundësinë e konfliktit ushtarak me një vend të huaj dhe se me ndihmën e pajisjeve të tij mund të parashikojnë luhatjet në kurset e këmbimit dhe çmimet e naftës. /Telegrafi/