Telegrafi

Shkencëtarët zhvillojnë robotin me fytyrën sikurse të njeriut, shfaq shprehjet e fytyrës përmes mimikave në kohë reale

Shkencëtarët kanë arritur të krijojnë një kokë robotike që përshtat shprehjet e fytyrës me ato të njeriut në kohë reale, dhe e tërë kjo po arrihet falë fytyrës së lakuar me ngjyrë të kaltër

Roboti i quajtur Eva përdor një lloj të inteligjencës artificiale për “të lexuar”, dhe më pas tërë ato mësime t’i shpreh përmes fytyrës dhe kamerës që përdor personi që i bën ato shprehje të fytyrës, transmeton Telegrafi.

Eva mund të shpreh gjashtë emocionet bazike, mllefin, frikën, kënaqësinë, pikëllimin, befasinë dhe gëzimin.

Janë “muskujt” artificial të lidhur me kabllo dhe motorët që precizojnë çdo shprehje në fytyrën e saj.

Shkencëtarët në Universitetin Columbia në New York, kanë bërë të ditur se fytyra sikurse e njeriut shfaq shprehjet e ngjashme me ato të një qenie njerëzore. /Telegrafi/