Site icon Telegrafi

Shkencëtarët zhvillojnë “pemët solare” që mund të mbushin veturat elektrike

Një ekip i hulumtuesve nga Universiteti i Sheffield po punojnë në zhvillimin e prototipit të “pemës solare” që mund të mbushë veturat elektrike.

Ky Universitetit po bashkëpunon me kompaninë SolarBotanic Trees, për të zhvilluar prototipin që do të ishte i gatshëm për prodhim, transmeton Telegrafi.

Kjo “pemë solare” do të vendoset në “lokacione të ndjeshme estetike”, dhe do të përshtatet lehtë me ambientin.

Ato do t’i karakterizojë kupola që absorbon energjinë diellore, e në mënyrë direkte mund të qartët në vetura apo edhe mund të akumulojë dhe të përdoret sa herë që është nevoja.

Ky koncept është menduar shtatë vitë më parë, kurse prototipi do të zhvillohet deri në versionin final që do të jetë i qasshëm deri kah mesi i vitit të ardhshëm.

“Pema solare” do të gjendet në parkingjet e aeroporteve, në qendra tregtare dhe në stadiume e vende tjera të ngjashme.

RAW Charging Group tashmë ka porositur 200 pemë të tilla. /Telegrafi/

 

Exit mobile version