Në shpellën Gorham, që gjendet në Gjibraltar, janë gjetur eshtrat e 28 pëllumbave që nuk kanë pasur kokë, e që mendohet se janë pastruar para se të hahen.
Në të njëjtin vend janë gjetur edhe 150 mbetje të zogjve, shumica prej të cilëve më nuk ekzistojnë.
Hulumtuesit në një cep të shpellës, kanë gjetur edhe të gërvishturat në gurë, e besohet se ‘ka qenë vendi ku është përgatitur ushqimi’.
“Në eshtrat e zogjve ka të gërvishtura po ashtu, gjë që tregon se ato ishin pastruar para se të hahen” ka thënë Clive Finlayson nga Muzeu i Gjibraltarit.
Sipas shkencëtarëve kjo tregon se ata ishin ‘shumë më të sofistikuar’ se që është menduar, sepse tashmë po shihet se kanë përdorur vegla pune./Telegrafi/