Site icon Telegrafi

Shkencëtarët zbulojnë se prej rrathëve të Saturnit, bie deri në 10 mijë litra shi për sekondë (Foto)

Prej rrethit të Saturnit, bie deri në 10,000 litra shi në formë gazi, për çdo sekondë.

Shkencëtarët kanë zbuluar se prej këtyre rrathëve, bie dhjetë herë më shumë breshër në planet, se sa është menduar më parë, transmeton Telegrafi.

Të dhënat nga fluturakja Cassini, që ka ndaluar në Saturn gjatë shtatorit të 2017-ës, tregon për kompleksitetin që kanë rrathët që e dallojnë prej planetëve tjera.

Planeti Saturn

Këto gjetje pritet të tregojnë më shumë se sa dimë për formimin e rrathëve planetare, si dhe të zgjerojë njohuritë tona rreth kuptimit të mekanikës së lëvizjes së sistemit diellor.

“Po del se shiu nga rrethi, është më shumë breshër nga rrethi”, ka thënë Dr, Hunter Waite, njëri prej hulumtuesve nga grupi Cassini Ion and Neutral Mass Spectometer (INMS).

Grupi hulumtues ka gjetur se rrethi është i përbërë prej ujit, metanit, amoniakut, monoksidit të karbonit, nitrogjenit molekular dhe dyoksidit të karbonit.

“Derisa INMS po i studionte gazrat, ishim në gjendje t’i studiojmë edhe grimcat që e përbëjnë rrethin, të cilat e godisnin fluturaken me shpejtësi aq të madhe, sa që avulloheshin”, ka thënë Dr. Waite.

Rrathët planetarë prej të cilave bie shi

Studimi i ri, bën të ditur se uji i ngrirë, bashkë me materiet tjera organike, po rrjedhë me shpejtësi shumë më të madhe se që është menduar – deri në 10,000 litra për sekondë.

Shumëllojshmëria e përbërësve që gjenden në hapësirën mes atmosferës së planetit dhe rrethit të tij, i ka befasuar shkencëtarët.

“Hidrogjeni molekular ishte, ashtu siç pritej, përbërësi më i bollshëm atmosferik”, është thënë tutje në hulumtim.

Madje, në breshër është gjetur edhe shumë ujë, bashkë me molekula si butn dhe propan – të njëjta që i përdorim për ngrohje apo ndezje grilli në pushime.

Cassini është mision i NASA-s, që ka shpenzuar 20 vjet në hapësirë, ndërsa 13 vite vetëm në studimin e Saturnit.

Gjetjet e fundit, janë ende në fazat fillestare, ndërsa pritet që në të ardhmen e afërt të jepet një përmbledhje shkencore, në bashkëpunim me njohësit e aeronautikës. /Telegrafi/

Exit mobile version