Site icon Telegrafi

Shkencëtarët zbulojnë paraardhësin më të vjetër të njeriut (Foto)

Hulumtuesit kanë zbuluar paraardhësin më të hershëm të njohur të njerëzve së bashku me një gamë të gjerë të llojeve të tjera të ngjashme.

Ata thonë se gjurmë të fosilizuara të krijesës 540 milionë vjeçare janë gjetur të ruajtura mirë. Gjallesa mikroskopike është ajo e cila u transformua në peshk dhe më e hershmja e njohur deri më sot.

Ekipi i studiuesve tregon se “Saccororhytus” është shembulli më primitiv i një kategorie të njohur kafshësh si “deuterostomes”, të cilët janë paraardhësit më të hershëm të njohur si dhe një gamë e gjerë e gjallesave të ngjashme me të, duke përfshirë edhe vertebrorët.

“Saccorhytus” është rreth një milimetër, dhe mendohet të ketë jetuar mes kokrrizave të rërës buzë detit, transmeton shekulli.

Studimi është kryer nga një ekip ndërkombëtar me kërkues nga Britania e Madhe, Kina dhe Gjermania. Mes tyre edhe profesori Simon Conway Morris nga Universiteti i Kembrixhit.

 

 

 

 

Exit mobile version