Sipas raportit të publikuar në gazetën Science, shkencëtarët kanë përdorur një laser për të determinuar faktin që radiusi i protonit është më i vogël se 0.84087 femtometra. Për të ua bërë më të qartë madhësinë, një nanometër është i barabartë me një million femtometra.
Ndërsa, në krahasim me madhësinë e supozuar më herët, madhësia aktuale është rreth 4 për qind më e vogël.
Diferenca në madhësi thuhet të jetë e shpjegueshme nga njëra prej tri ideve; a) shkencëtarët janë gabim; b) njohja e deritanishme e strukturës së protoneve është e limituar; c) teoritë e elektrodinamikës kuantike janë të gabuara.
Studimi është kryer nga Aldo Antogini, fizikant në Institutin Federal Zviceran të Teknologjisë. Përndryshe, kjo nuk është hera e parë që shkencëtarët e ndryshëm kanë zbuluar madhësi të ndryshme të protonit.
Ndryshimi në madhësi duket se qëndron në mënyrën e matjes dhe të observimit. /Telegrafi/