Telegrafi

Shkencëtarët zbulojnë gjenin, i cili mund ta kontrollojë virusin HIV

Gjeni që ka rëndësi të madhe për ekzistimin e embrioneve udhëheq me funksionimin bazë të sistemit imun, duke marre pjesë në "vendimin" përfundimtar nëse vjen apo nuk vjen deri në përgjigjen e sistemit imun karshi sëmundjeve të ndryshme.

Ky zbulim do të mund t’i ndihmojë shërimit të virusit HIV, por edhe parandalimit të pezmatimeve kronike, si artritit reumatoid. Gjeni është zbuluar në qelizën e degëzuar, e cila ndikon si sistem i paralajmërimit të hershëm.

Gjeni "Arih2" është përgjegjës për funksionimin kyç nëse sistemi imun do të reagojë – tha Dr. Marc Pellegrini, njëri nga hulumtuesit. Nëse vjen deri tek zgjedhja e gabuar, organizmi i nënshtrohet infeksionit. Gjërat e lartpërmendura ndodhin kur vjen deri tek paraqitja e virusit HIV, hepatitit apo tuberkulozit.
/Telegrafi/