Site icon Telegrafi

Shkencëtarët zbulojnë “detektorin e gënjeshtrave”

Rezultatet e hulumtimeve gjithashtu mund të ndihmojnë në sqarimin pse disa njerëz bëhen paranojak. Ekspertët nga universiteti Oxford kanë skanuar trurin e vullnetarëve derisa ata kanë zgjedhur kuti për të fituar pikë. Pjesëmarrësit është dashur të zgjedhin një kuti të caktuar për të treguar nëse dikush është i ndershëm apo jo. Kur vullnetarët kanë dyshuar se i kanë gënjyer, niveli i aktivitetit në afërsi të pjesës së përparme të trurit do të rritej në mënyrë dramatike. Megjithatë, nëse i anketuari ka menduar se dikush flet të vërtetën, atëherë aktiviteti do të mbetej në nivelin e ulët.

Pra, nëse do të dëshmohej se i hulumtuari do të dyshonte gabimisht, aktiviteti i trurit do të ndryshonte, duke i sugjeruar të anketuarit se duhet të mendojë më mirë. Mossuksesi i këtij sistemi do të mund të sqaronte pse njerëzit me skizofreni shpesh janë paranojak.

Shkencëtarët kanë përcjellë këto aktivitete me ndihmën e skenimit i cili mbikëqyr lëvizjen e ujit në tru. E ashtuquajtura “teoria e mendjes” është ajo që na mundëson të dimë se si njerëzit tjerë mund të reagojnë apo si mund të ndihen, dhe na ndihmon të sjellim vendime bazuar në ato informata. Ekspertët besojnë se njerëzve me disa forma të autizmit u mungon pikërisht kjo “teori e mendjes”. /Telegrafi/

Exit mobile version