Telegrafi

Shkencëtarët thonë se njerëzit në izolim kanë gjasa të vdesin më herët

Njerëzit që janë të izoluar nga shoqëria kanë gati 50 për qind gjasa të vdesin më herët, sugjerojnë studimet e reja.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shkencëtarët kanë paralajmëruar se bllokimi do të shkaktojë vdekjen e shumë njerëzve në mënyrë indirekte, si shkak i pandemisë së coronavirusit.

Një studim gjerman zbulon se vetmia, e cila shpesh ka qenë e lidhur me sëmundje serioze, rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru me 44 për qind, ndërsa vdekjen nga çdo shkak me 47 për qind.

Kjo erdhi pasi disa faktorë të tjerë u morën parasysh si: të ardhurat, pirja e duhanit, niveli i ushtrimeve dhe simptomat depresive.

Gjetjet nga ekipi i studiuesve u përshkruan si “shqetësuese”, veçanëeisht duke marrë parasysh masat aktuale të distancimit shoqëror dhe izolimit për të trajtuar COVID-19./Telegrafi/