Hulumtuesit nga Shtetet e Bashkuara, kanë shkruar në Scientific Reports se dinozauri T-Rex ka qenë shumë i ndjeshëm dhe se e ka fërkuar fytyrën me partneren.
Deri tani, kjo krijesë parahistorike është konsideruar si mishngrënësi më shkatërrimtar që ka ecur ndonjëherë mbi Tokë, por tani disa gjëra po dalin se janë ndryshe, transmeton Telegrafi.
Bisha e gjatë afro shtatë metra, me dhëmbë të mbrehtë secili mbi 20 centimetra, kishte lëkurë shumë të butë të fytyrës. Kjo ndjesi dhe nuhatja e fuqishme, i kanë ndihmuar ta vëzhgojë ambientin, kurse me dhëmbët e gjatë të ndërtojë fole, të kap vezët dhe të bart të vegjlit e porsalindur.
“Tyrannosaurus Rexis ka pasur fytyrë shumë të butë dhe këtë e ka shfrytëzuar të fërkojë me atë të partneres”, thuhet në artikullin që po hap një kapitull të ri për mënyrën e jetës dhe të anatomisë së këtyre krijesave të zhdukura. /Telegrafi/