Telegrafi

Shkencëtarët shpikin çokollatën që mund të përdoret si ilaç

Kakao, përbërës kyç i çokollatës, përmban antioksidantë dhe minerale, të cilat kanë përfitime shëndetësore të tilla si mbrojtja e sistemit nervor, zvogëlimin e rrezikut nga sulmet e zemrës dhe uljen e presionit të gjakut, transmeton Koha.net shkrimin e Independent.

Megjithatë, kakao ka një shije të hidhur, kurse shumë kompani të çokollatës produktet e tyre i ëmbëlsojnë me sheqer dhe yndyrë, duke i zvogëluar kështu përfitimet shëndetësore të kakaos.

“Kuka Xoco”, kompania e çokollatës nga Bostoni, ka zbuluar një bimë e cila ka shije të hidhur, e që gjendet në rajonin e Andeve të Bolivisë dhe Perusë.

Duke përdorur mikrogramë të ekstraktit bimorë, shija e hidhur e kakaos është larguar, duke mundësuar kështu krijimin e një prototipi që ka vetëm 35 për qind sheqer dhe yndyrë.

“Kjo eliminon nevojën për sheqer, ëmbëlsi dhe shumicën e yndyrës në çokollatë, duke vënë në pah përfitimet mjekësore të kakaos”, ka thënë Gregory Aharonian, president i kompanisë “Kuka Xoco”.

Aharonian ka thënë se qëllimi kryesor i kompanisë është që të krijojë një çokollatë e cila mund të përdoret si ilaç, duke i larguar përbërësit jo të shëndetshëm, dhe të mund të reduktohet yndyra dhe sheqeri në vetëm 10 për qind të produktit.