Site icon Telegrafi

Shkencëtarët publikuan rezultatet mbi ilaçin Remdesivir, për të trajtuar pacientët me coronavirus

Gati një muaj pasi shkencëtarët amerikanë pretenduan se një ilaç eksperimental kishte ndihmuar pacientët e sëmurë rëndë me coronavirus, tashmë kanë publikuar hulumtimin e tyre.

Ilaçi remdesivir, u licencua shpejt nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) për të trajtuar pacientët me coronavirus, dhe spitalet nxituan për të marrë furnizime, transmeton Telegrafi.

Studimi i shumëpritur, i sponsorizuar nga Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID), u shfaq në faqen e internetit të New England Journal of Medicine, të premten në mbrëmje.

Ai konfirmon thelbin e pretendimeve të qeverisë: remdesivir shkurtoi kohën e rikuperimit nga 15 në 11 ditë në pacientët e shtruar në spital.

Studimi përcaktoi se rikuperimi mund të nënkuptojë largimin e tij nga spitali ose mundësinë e përfundimit të shërimit në shtëpi.

Ishte një provë ndërkombëtare, megjithëse shumica e vendeve ishin në Shtetet e Bashkuara . Pacientët vlerësoheshin çdo ditë, dhe ata që administruan vlerësimet nuk e dinin nëse një pacienti ishte administruar me remdesivir ose me placebo.

Një bord mbikëqyrës rishikoi të dhënat në interval specifik dhe kërkoi që studimi të ndalohej kur kishte prova të qarta se ilaçi ishte efektiv.

Mjekët kanë pyetur nëse ata duhet ti japin remdesivir pacientëve që janë në gjendje të rëndë nga coronavirusi apo për ata që nuk janë aq të sëmurë.

Andre Kalil nga Universiteti i Nebraska, një nga studiuesit kryesorë të studimit, vuri në dukje se jo vetëm që pacientët më të sëmurë shërohen mirë me remdesivir, por koha mesatare e rikuperimit është gjithashtu më e shpejtë.

Megjithë rezultatet përgjithësisht pozitive, studiuesit paralajmërojnë se ilaçi nuk është ideal. “Duke pasur parasysh vdekshmërinë e lartë përkundër përdorimit të remdesivirit, është e qartë se trajtimi me vetëm me një ilaç antiviral nuk ka të ngjarë të jetë i mjaftueshëm”, përfunduan ata. /Telegrafi/

Exit mobile version