Studiuesit në qendrën e Koresë së Jugut për sëmundje dhe parandalim (CDC), pohojnë se është e pamundur që coronavirusi të riaktivizohet në trupin e njeriut dhe kjo mund të ofrojë shpresë në luftën kundër pandemisë.
Njerëzit me coronavirus nuk mund të infektohen nga sëmundja dy herë, kanë pohuar shkencëtarët në Korenë e Jugut, shkruan Daily Star.
Studiuesit në qendrën e Koresë së Jugut për sëmundje dhe parandalim (CDC), pohojnë se është thjesht e pamundur që COVID-19 të riaktivizohet në trupat njerëzorë, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, Organizata Botërore e Shëndetit ka paralajmëruar vendet kundër përdorimit të “pasaportave të imunitetit”, të cilat ishin menduar ti jepeshin personave të cilët ishin të infektuar me COVID-19.
Këto teorikisht do t’u jepen njerëzve njerëzve që kanë kapërcyer coronavirusin, duke supozuar se janë imunë dhe të testojnë pozitivisht për antitrupa. /Telegrafi/