Disa shkencëtarë në Izrael, po krijojnë mish me bazë bimore, që përmban yndyrë, gjak dhe muskuj. Duke imituar strukturën e mishit të lopës, biftekët po krijohen nga printerë të fuqishëm 3D
Procesi i realizohet duke marrë proteinë nga bimët e cila më pas ndërtohen në shtresa nga printeri për të prodhuar një biftek krejtësisht me bazë bimore.
“Ne analizojmë komponentët e ndryshëm që përbëjnë prerjet në mish dhe përpiqemi të zbulojmë se cilat janë elementët kyç që na duhen për t’i imituar, në mënyrë që të arrijmë ato prerje të mishit. Kemi identifikuar tre komponentë kryesorë: muskuli, gjaku dhe yndyra. Këto janë tre elementët që duhet të ndjekim për të arritur biftekun perfekt.”, thotë Alexey Tomsov, inxhinier i ushqimit pranë kompanisë RedefineMeat.
Makineria mund të printojë deri në 6 kilogram mish në orë, por synimi është që të krijojë sasinë e barabartë të mishit që mund të merret nga një lopë çdo ditë. Kompania po planifikon ta testojë mishin në restorante këtë vit.
Eschar Ben Shitrit, CEO i Redefine Meat thotë: “Teknologjia jonë mund të krijojë prerjet muskulore të mishit, ashtu siç i prodhon një lopë, por në një mënyrë më efikase dhe me më pak kosto. Kjo mënyrë është më e mirë edhe për mjedisin.”
Shpresohet se përdorimi i teknologjisë që do krijojë mishin realistik, do të ndihmojë me problemet e mungesës së ushqimit në botë. Ka një rrugë të gjatë përpara se ky lloj mishi “hi-tech” të krijohet dhe të rritet në laboratorë në sasi masive.
Prodhimi i mjaftueshëm për të ndihmuar në krijimin e një sistemi tërësisht të ri të ushqimit është e ardhmja.
Gjithsesi, një pjesë e mirë e njerëzve duket se janë skeptikë dhe mendojnë se asgjë s’mund ta zëvendësojë mishin e vërtetë. Të tjerë, janë më të interesuar për të ditur përmbajtjen e tij dhe vlerat ushqyese që ky lloj ushqimi përmban.
Burimet: World Economic Forum, Reuters, Anabel