Site icon Telegrafi

Shkencëtarët nisin misionin për parashikimin e cunamit

Një anije franceze me një ekip ndërkombëtar të shkencëtarëve do të niset nesër nga Xhakarta për hulumtimin e thellësisë së Oqeanit Indian te ishulli Sumatra, me qëllim të parashikimit të cunamit në këtë rajon.

Misioni do të zgjasë një muaj dhe gjatë kësaj periudhe mbi 30 shkencëtarë, shumica prej tyre francezë, por edhe nga Indonezia dhe  Singapori, do të studiojnë pllakat tektonike në zonën ku janë regjistruar tërmetet më të fuqishme në Tokë.

Ekipi do të përqendrohet në basenin Vorton, pjesë e Oqeanit Indian, ku mund të formohet një pllakë e re tektonike pas tërmetit shkatërrimtar, i cili në vitin 2012 goditi Sumatrën.

Studimi synon që të parashohë se çfarë mund të ndodhë në Oqeanin Indian pas dhjetë vjetësh dhe i gjithë misioni do të kushtojë pesë milionë euro. Franca do të mbulojë 80 për qind të kostos së projektit.

Shkencëtarët me këtë rast do të përdorin teknologjinë avancuese të hartografisë së fundit të detit, për të studiuar jo vetëm fundin prej 5.000 metra thellësi, por edhe 40 kilometra nën sedimentin në fund të oqeanit. /Telegrafi/

Exit mobile version