Shkencëtari i NASA-s, Josh Willis, fluturoi mbi Grenlandë këtë javë dhe vëzhgoi këtë botë polare me akull të shkrirë dhe pellgje të errëta uji.
Në mes të gushtit, një valë nxehtësie shkriu pjesë të mëdha të shtresës së akullit të Grenlandës, e cila është tre herë më e madhe se Teksasi.
Kjo është një shenjë e dukshme e ndryshimit të motit dhe klimës.
Gjatë dekadave të fundit, shkencëtarët kanë vërejtur një shkrirje rekord të Grenlandës, e cila ka rezultuar në derdhjen e ujit në det dhe rritjen e nivelit të detit.
Willis tha se shkrirja e akullit në Grenlandë po bëhet më ekstreme me çdo dekadë të re për shkak të ndikimit të njeriut në klimë.
Shkencëtarët kanë gjetur se Grenlanda është shkrirë më shpejt në dekadat e fundit sesa në të paktën 350 vitet e fundit. Dhe ‘fleta’ e akullit po zvogëlohet.
Lots of meltwater on the #Greenland ice sheet at 1800 m these days. Big melt event. Usually it’s mostly white here this time of year. @PromiceGL https://t.co/VIBon1UV1D pic.twitter.com/HF7EbMYkt5
— Dirk van As (@DirkvanAs) August 20, 2021
Ndërsa klima po ngrohet, valët e nxehtësisë po bëhen më ekstreme, kështu që ngjarje më të mëdha të shkrirjes ndodhin gjithashtu në majën tipike të akullt të ishullit.
Këtë verë, disa valë serioze të nxehtësisë goditën Grenlandën, dhe në krye, domethënë në një lartësi prej 3,216 metrash, binte shi.
Shkencëtarët kurrë nuk kanë vërejtur shi në atë vend më parë.
There's currently a lot of blue ice and melt water ponds on the SW #Greenland ice sheet. These bright snow and ice patterns look beautiful in satellite images but they tell the same story as the dark areas scorched by giant wildfires in California or Siberia. #ClimateActionNow pic.twitter.com/dEBGvtPS7N
— Simon Gascoin (@sgascoin) August 23, 2021
Fotografitë e marra nga aeroplani tregojnë pjesën jugperëndimore të Grenlandës.
Kjo lloj shkrirjeje zakonisht rezulton në uljen e ujit në lumenj drejt oqeanit.
Lartësitë ku po shkrihet akulli në Grenlandë po rriten ngadalë, veçanërisht në tre dekadat e fundit. /Telegrafi/