Shkencëtarët britanikë kanë gjykuar vendimin e qeverisë së tyre që të bëj më të rrepta dënimet për përdorimin e marihuanës.
Në letrën dërguar gazetës “The Guardian” ata thonë se Qeveria injoron këshillat e ekspertëve të vet për këtë çështje dhe se vë në konfuzion publikun duke e vendosur marihuanën në grupin e drogave “më të forta”.
Në Britani droga klasifikohet varësisht nga dëmi që ajo shkakton, derisa në klasën A gjenden drogat më të rrezikshme. Qeveria tani do që kanabisi të vendoset nga klasa C në klasën B, prandaj edhe dënimet për posedim do të ishin më të mëdha.
Dhoma e Lartë e parlamentit britanik ka pranuar klasifikimin e ri, derisa Dhoma e Ulët, e cila është më e fuqishme, qysh në fillim të muajit ka miratuar këtë masë.