Site icon Telegrafi

Shkencëtarët kinezë zbulojnë se si shiu kthehet në energji elektrike

Shkencëtarët në Kinë kanë zhvilluar një teknologji inovative të paneleve diellore që mund të kthejnë edhe pikat e shiut në energji elektrike.

Dizajni i ri i paneleve diellore, të cilat mund të stimulohen edhe nga dielli edhe nga shiu, është përshkruar në revistën “Angeëandte Chemie”, transmeton KosovaPress.

“Panelet diellore për çdo mot janë premtuese për zgjidhjen e krizës energjetike”, shpjegojnë shkencëtarët nga Universiteti Ocean në Kinë dhe Universiteti Normal në Yunnan, duke vënë në dukje se teknologjia kombinon një elektrodë grafene të pasur me elektrone.

“Panelet e reja diellore mund të ngacmohen nga drita, në ditët me diell, dhe pikat e shiut në ditët me shi”, shtojnë ata.

 

Exit mobile version