Site icon Telegrafi

Shkencëtarët kapin për herë të parë atomin e antimateries

Shkencëtarët në Organizatën Evropiane për Kërkime Bërthamore (CERN), kanë thënë se ia kanë dalë të krijojnë një atom të anti-hidrogjenit dhe pastaj e kanë bllokuar në kohë të mjaftueshme për ta studiuar në laborator.

Ata kanë thonë se ky është një zbulim i madh në zgjidhjen e një nga mistereve më të mëdha në fizikë: pse bota jonë është e përbërë vetëm nga materia dhe jo nga antimateria.

Fizikantët modern thonë se antimateria është krijuar në sasi të njëjtë sikur materia në momentin e Bing Bengut, i cili krijoi universin. Por, që nga ajo kohë antimateria duket se është zhdukur nga universi.

Shkencëtarët ka kohë që kanë mundur të krijojnë antimaterien, por jo edhe ta kapin atë për ta studiuar, sepse antimateria dhe materia kur të vihen në kontakt me njëra-tjetrën asgjësohen. /Telegrafi/

Exit mobile version