Site icon Telegrafi

Shkencëtarët kapin pamjet e shpërthimit më të madh në hapësirë

Astronomët kanë arritur të regjistrojnë një shpërthim në një galaktikë të largët. 

Energjia që u lëshua nuk është parë kurrë më parë, sepse shpërthimi ishte 5 herë më i madh se të gjitha shpërthimet e tjera që janë vërejtur deri më tani, transmeton Telegrafi.

Pesëmbëdhjetë galaktika të Rruga e Qumështit do të futeshin në kraterin nga shpërthimiqë është bërë më herët.

Ky shpërthim i madh u bë në Supercluster Ophiuchus, i cili është afërsisht 390 milionë vjet dritë nga Toka. Studiuesit besojnë se shpërthimi lindi nga një vrimë e zezë super masive në një nga galaktikat e universit.

Energjia e lëshuar nga shpërthimi i Ophiuchus është njëqind mijë herë më e lartë se shpërthimet që ndodhin zakonisht në grupime të tilla galaktike, shkruajnë studiuesit.

Një studim nga viti 2016 dha indikacionet e para për një shpërthim kaq masiv. Në atë kohë, u vunë re anomalitë në përbërjen e Ophiuchus. Në atë kohë, megjithatë, shpërthimi nuk mund të mendohej. /Telegrafi/

 

Exit mobile version