Site icon Telegrafi

Shkencëtarët kanë zgjidhur më në fund misterin e “mumjeve aliene” nga Peruja

Dy “mumje aliene” që u shfaqën në mënyrë misterioze në aeroportin e kryeqytetit të Perusë tetorin e kaluar, kanë origjinë tërësisht tokësore, sipas një analize shkencore të zbuluar të premten.

Bazuar në analizat shkencore, dy “mumjet aliene” ishin thjesht kukulla të ngjashme me njeriun, u tha një konferencë shtypi në Lima, transmeton Telegrafi.

“Nuk janë qenie jashtëtokësore. Ato janë kukulla të bëra nga kockat e kafshëve nga ky planet”, tha Flavio Estrada, një arkeolog në një institut në Peru.

“Është krejtësisht një histori e sajuar”, shtoi Estrada.

Këto dy kukulla, fillimisht misterioze u shfaqën në zyrat e aeroportit të Lima-s në një kuti kartoni dhe dukeshin si trupa të mumifikuar me veshje tradicionale të Andeve.

Disa media më pas spekuluan për origjinën e mundshme të huaj. /Telegrafi/

Exit mobile version