Ato që hasim në shtëpinë tonë nuk janë të rrezikshme apo helmuese, përkundrazi mund t’ju largojnë dëmtuesit e tjerë
Të shohësh një merimangë që ecën nëpër shtëpinë tuaj, sigurisht nuk është e këndshme, por shkencëtarët paralajmërojnë se sado e turpshme apo e frikshme të jetë, nuk duhet ta vrisni.
Sipas IFL Science, merimangat luajnë një rol shumë të madh dhe të rëndësishëm në natyrë dhe janë pjesë e ekosistemit të brendshëm, përcjell Telegrafi.
Ato që hasim në shtëpinë tonë nuk janë të rrezikshme apo helmuese, përkundrazi mund t’ju largojnë dëmtuesit e tjerë.
Shkencëtarët nga Karolina e Veriut kanë kryer kërkime në rreth 50 shtëpi për të zbuluar se çfarë lloj merimangash jetojnë në shtëpitë e njerëzve dhe sa shpesh ka. Rezultatet kanë treguar – pothuajse në çdo shtëpi!
Ato bëjnë një rrjetë në cep të dhomës dhe presin që të kapet gjahu – dëmtuesit dhe insektet që transmetojnë sëmundje.
Përveçse mund t’ju shpëtojë nga insektet e tjera, shkencëtari Martin Nyffeler ka zbuluar se llogaritjet kanë treguar rëndësinë globale të merimangave në reduktimin e popullatave të insekteve dhe ruajtjen e ekuilibrit natyror.
Përfundimi është se nëse zvogëlohet numri i merimangave, do të rritet numri i insekteve që janë ushqimi i tyre; është e rëndësishme të theksohet, shumë më të dëmshme dhe të rrezikshme.
/Telegrafi/