Shkencëtarët kanë studiuar sportistët të cilët janë marrë me sporte ekstreme dhe të cilët pesë muaj kanë vrapuar nëpër gjithë SHBA-në
Në tekst përmendet që kufiri i qëndrueshmërisë njerëzore matet në raport me metabolizmin themelor – fjala është për sasinë e kalorive të cilat organizmi i djeg në minutë, për të funksionuar kur nuk është në lëvizje, transmeton Telegrafi.
Profesori i antropologjisë evolucionare i Universitetit Duke, Herman Poncer, ka vënë kufirin e epërm në 2,5 herë më të lartë të shpenzimit të kalorisë nga themelorja.
Në disiplinat ekstreme triatlon dhe maratonë njerëzit mund të shtojnë shpenzimin e energjisë pesë ose madje edhe 10 herë mbi shpenzimin metabolik kur nuk është në lëvizje, por vetëm shkurtimisht.
Shkencëtarët kanë ndjekur pesë meshkuj dhe një femër gjatë vrapimit nëpër SHBA, kur ata kanë vrapuar rreth pesë mijë kilometra nga Los-Angelesit deri në Washington.
Të gjithë kanë humbur peshë trupore dhe kanë shpenzuar energjinë e brendshme më shpejt seç e kanë kompensuar.
Shkencëtarët kanë shënuar që njerëzit mund të prodhojnë rreth 4.000 kalori në ditë, të cilën mund ta shpenzojnë.
Vrapuesit kanë pirë tetë litra ujë në ditë dhe kanë shpenzuar 6.000 kalori.
Nëse shpenzoni më shumë se 4.000 kalori do të humbni çdo ditë peshë trupore, kështu që kjo në afat të gjatë nuk është e përballueshme, shpjegojnë shkencëtarët. /Telegrafi/