Modeli i parë shkencor në bazë të të cilit mund të parashikohet rrjedha e 10-15 ditëve të para të infeksionit
Tre hulumtues italianë, Paolo Maria Matricardi, Roberto Valter Dal Negro dhe Roberto Nisini, kanë ofruar modelin e parë shkencor në bazë të të cilit mund të parashikohet rrjedha e sëmundjes në 10-15 ditët e para të infeksionit, ka njoftuar Instituti i Lartë italian i Shëndetësisë, shkruan Huffington Post, përcjell Telegrafi.
Tre faktorët, sipas vlerësimit të shkencëtarëve italianë, janë:
– imuniteti i dobët, i shpeshtë te personat e moshuar apo te njerëzit pa antitrupa për shkak të dëmtimeve gjenetike;
– ekspozimi serioz dhe i zgjatur ndaj virusit, si edhe në rastin e punëtorëve shëndetësorë;
– lodhja fizike intensive dhe afatgjatë në fazën e inkubacionit në ditët drejtpërdrejt para fillimit të sëmundjes siç ka ndodhur në rastin e vrapuesit të parë të maratonës në Këln.
Konkretisht ky model shkencor mund t’u ndihmojë mjekëve që të orientohen më mirë në shërimin e të infektuarave në fazën e dytë të sëmundjes.
– Ky është një hap i rëndësishëm përpara në luftën kundër virusit, sepse bashkon mozaikun e madh dhe u ofrohet mjekëve, hulumtuesve dhe administratorëve një lloj “navigatori”.
Ky studim do t’u mundësojë që më mirë dhe më saktësisht të orientohen në preventivën, diagnozën dhe mbikëqyrjen e masave të aplikuara shëndetësore – thuhet në komunikatën e Institutit të Lartë italian të Shëndetësisë (ISS). /Telegrafi/