Site icon Telegrafi

Shkencëtarët japonezë zhvillojnë robotin që shpreh lumturinë, pikëllimin e frikën – zemërimin dhe befasinë

Nga Ex Machina te I Robot, robotët humanoid kanë qenë fiksim prej kohësh të regjisorëve të filmave fanta-shkencë.

Tani robotët po bëhen çdo ditë e më të popullarizuar në botën reale – dhe më i fundit është ai që ka sjellje të ngjashme me ato të njeriut, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit që janë pjesë e projektit RIKEN Guardian Robot në Japoni, kanë arritur të zhvillojnë një robot fëmijë të quajtur Nikola – që mund të shpreh gjashtë emocione bazike të një njeriu.

Androidi mund të lëviz “muskujt” në fytyrën e tij që i mundëson të shpreh lumturinë, pikëllimin, frikën, zemërimin, befasinë dhe habinë.

Fytyra e Nikolas përfshin 29 vegla pneumatike që kontrollojnë lëvizjet e muskujve artificial – ku gjashtë vegla tjera e ndihmojnë në lëvizjen e kokës dhe syve. /Telegrafi/

Exit mobile version